Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka hapur sërish punën e ftesës për debat me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Hoxhaj u shpreh se e shtin në xhep Kurtin në çdo debat.

“Albini po ik, Albini s’po guxon me dalë në debat se ai e din për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash çutë, po me më çu prej gjumit në 2 të natës në pizhame, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, u shpreh Hoxhaj.

 

Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri gjatë tubimit në Malishevë.

 

Ndërkaq Kurti ka injoruar ftesën e Hoxhajt për debat televiziv, thotë se kjo garë është mes partive të vjetra për vendin e dytë

“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, tha zoti Kurti.

Ndryshe nga zgjedhjet vendore kur çdoherë ka ballafaqime mes kandidatëve për kryetarë komunash, në zgjedhjet parlamentare nuk ka pasur asnjëherë debate televizive të kandidatëve për kryeministër.

By UH

14 thought on “Kurti injoron Hoxhajn/ky i thotë se e shti në xhep në çdo debat”

Leave a Reply

Your email address will not be published.