Japonia ka konfirmuar se do të prodhojë në vend vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca.

“Dje, ne morëm një raport nga AstraZeneca, në të cilën na informuan se kompania synon të prodhojë mbi 90 milion doza brenda Japonisë”, njoftoi sekretari i kabinetit të kryeministrit të Japonisë, Katsunobu Kato, duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Tokio.

Japonia ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë britanike AstraZeneca për të marrë 120 milion doza të vaksinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, 75 për qind e të gjitha vaksinave AstraZeneca do të prodhohen në Japoni.

Kompania farmaceutike japoneze JCR me qendër në provincën perëndimore Hyogo pritet të jetë partneri i kompanisë AstraZeneca.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Japoni ka arritur në 378.274, përfshirë mbi 5.400 të vdekur.

Prodhuesi amerikane i barnave Pfizer gjithashtu ka aplikuar për miratimin e vaksinës së saj në Japoni./meKryeministrin.info/

 

By UH

68 thought on “Japonia do të prodhojë vetë vaksinën AstraZeneca”

Leave a Reply

Your email address will not be published.