Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shënuar progres në regjistrimin dhe shqyrtimin e aplikacioneve nga jashtë vendit të qytetarëve të cilët duan të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Votimi nga jashtë vendit përmes postës pritet të fillojë javën e ardhshme, më 2 shkurt, dhe shërbimi votues i KQZ-së akoma është duke u marrë më futjen e të dhënave në sistem, si dhe me vlerësimin e shqyrtimin e aplikacioneve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar progresin e deritashëm në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë vendimit, të cilët aplikuan deri më 21 janar.

“Shërbimi votues i KQZ-së është duke vazhduar me shqyrtimin e aplikacioneve, futjen e të dhënave në sistem si dhe vlerësimin e zotësisë juridike të aplikuesve. Duke u mbështetur në të dhënat e raportit të mesditës së sotme (e enjte) deri më tani janë futur në sistem rreth 151 mijë aplikacione, prej të cilave rreth 50 mijë e 500 janë aprovuar, ndërsa në statusin momental të refuzimit janë rreth 10 mijë e 600 aplikacione. Të gjitha e-mailat që i kemi pranuar tashmë janë hapur”.

I pyetur se a mund të dihet tani se sa është numri i aplikuesve dhe i votuesve nga jashtë vendit, Elezi ka thënë se kjo do të dihet në fund të këtij procesi.

“Vetëm pas përfundimit të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, do të kemi një raport të detajuar ku do ta dijmë saktë se sa është numri i përgjithshëm i aplikuesve për t’u regjistruar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar. Të gjithë qyetatrët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha Elezi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga qendra e thirrjve për konfirmim dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 42 mijë thirrje, prej tyre rreth 34 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 8 mijë persona nuk e kanë hapur telefonin, por të cilët do të kontaktohen sërish.

Sipas KQZ-së, 60 persona të cilët janë kontaktuar përmes telefonit kanë thënë se nuk janë personat konkret.

 

By UH

77 thought on “Elezaj: Deri më tani janë futur në sistem rreth 151 mije aplikacione të votuesve jashtë Kosovës”
  1. Whеn I oгiginally commented I clicкed the “Notify me when new comments are added” checkbox andd
    now each timke a comment iss added I get fouг emaiⅼs with the same comment.
    Is there any way you can remove people from thatt serviϲe?
    Bless you!

    my ƅlog: online dating

  2. Hi theгe, just became aware of your bloɡ through Google, and found that it is
    realpy informative. I am going to ᴡatch out for
    brussels. I will apprreⅽiate if you cоntinue this in future.
    Numerous people will be benefited from
    youir writing. Cheers!

    Also viѕit my Ƅlog … best online payday loans

Leave a Reply

Your email address will not be published.