Kandidati për kryeministër nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Gjilanit, se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka për obligim që të mos e lejojë shoqërinë kosovare të gjunjëzohet para militantëve të dhunshëm të Facebook-ut.

“Mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në Kosovë të mbizotërojë kultura demokratike, që intelektualët e këtij vendi mos të dorëzohen, që politikanët e ndershëm të këtij vendi të mos dorëzohen, djem dhe vajza të reja të mos dorëzohen para militantëve të Facebookut që janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe fizikisht”, tha Avdullah Hoti.

Gjersa ka folur për qeverisjen 7  muajshe, Hoti potencoi faktin se kjo ka qenë qeverisja më e vështirë që nga paslufta në vendin tonë, pasi ka pas sfida shumë të rënda e të ndryshme, duke përfshirë pandeminë me virusin Covid 19, situatën ekonomike të vendit, situatën e krijuar me arrestimet nga Gjykata Speciale dhe raportet e rrënuara me bashkësinë ndërkombëtare, siç i quajti ai.

“Ne kemi arritur që të gjitha këto sfida ti menaxhojmë me sukses. Nuk kemi dështuar në asnjërën prej tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Sipas tij fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit do të jetë ndër fushatat më të vështira që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës.

“Unë do të doja që ta bënim një garë politike, në studiot televizive bashkë me kandidatët e partive tjera që janë në garë për kryeministër, me i krahasu politikat e secilit subjekt, sepse kështu bëhet gara në një shtet demokratik. Por jo s’mund ta bëjmë këtë garë në këtë mënyrë sepse kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë politikisht kundër LDK-së por janë kundër shtetit të Kosovës. Këta që i kemi përballë nuk janë kundërshtarë politik janë kundërshtar të shtetit të Kosovës, prandaj është mision për ne dhe njerëzit e LDK-së që të gjithë së bashku të angazhohemi, jo vetëm për LDK-në dhe vizionin e saj, por për ta ruajtur këtë shoqëri dhe për ta ruajtur demokracinë në këtë shoqëri dhe për ta ruajtur kursin perëndimor të kësaj shoqërie”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu bëri thirrje për mobilizim të strukturave dhe elektoratit të LDK-së për të ruajtur shtetin e Kosovës./meKryeministrin.info/

By F. P.

5 thought on “Avdullah Hoti: LDK nuk lejon që shoqëria kosovare të dorëzohet përballë militantëve të dhunshëm në Facebook”

Leave a Reply

Your email address will not be published.