Serbët krijojnë video-lojëra me krime lufte të kryera në Kosovë: Simulojnë sulmin ndaj familjes së Adem Jasharit
***
“Hyr në llogore, hyr në llogore. Ja ku e ke armikun, 200 metra larg teje, në shkurre (…)”, thotë një zë mashkulli, përderisa një ushtar i animuar i ik predhës virtuale.
“U vra. Snajperisti duket se po na sheh qartë nga ajo shkurre. Më mbuloni që të vrapoj dhe të hedh bombën”. Pas disa sekondash dëgjohet një shpërthim, por të shtënat vazhdojnë.
Kjo nuk është nga ndonjë film lufte, por bisedë e një grupi lojtarësh që po luanin një video-lojë, në të cilën një nga misionet është që pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska të parandalojnë forcat kroate të kryejnë operacionin ushtarak-policor “Stuhia”, i cili në jetën reale ndodhi në gusht të vitit 1995.
Sipas një hulumtimi nga Radio Evropa e Lirë (REL), në internet mund të gjenden disa video-lojëra në të cilat simulohen konfliktet ushtarake, që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi, e aty, si pjesë e misioneve, gjithashtu mund të “luhen’ edhe krimet e luftës.
Aktualisht, platforma më e famshme në Serbi është “Arma Srbija”, ku përdoruesit mblidhen për të luajtur njëkohësisht në kohë reale në internet.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën video-lojë, qitësi i parë, (First-personshooter – FPS), në të cilën lojtarët janë pjesë e një ushtrie të caktuar dhe luftojnë kundër robotëve kompjuterikë, që drejtojnë një ushtri rivale.
Njëri nga misionet e “Arma Srbija” është edhe “Operacioni Jashari”, i cili simulon veprimin e policisë serbe në mars të vitit 1998, kur u vra njëri nga komandantët e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), Adem Jashari, së bashku me më shumë se 50 anëtarë të familjes së tij./meKryeministrin.info/

By V. H.

4 thought on “Serbët krijojnë video-lojëra me krime lufte të kryera në Kosovë”
  1. I needed to post you that little bit of observation to say thanks once again for your personal marvelous principles you’ve featured in this article. It has been certainly pretty generous of people like you to convey freely exactly what a number of people could possibly have made available as an e book to earn some cash for their own end, even more so considering the fact that you could possibly have done it if you ever decided. The ideas also acted like a fantastic way to comprehend other individuals have similar dreams like my own to grasp good deal more on the subject of this issue. I’m sure there are many more fun occasions ahead for individuals that look into your blog post.

  2. I happen to be writing to make you understand what a remarkable experience our princess undergone viewing your webblog. She picked up some things, which included what it is like to possess an ideal teaching spirit to make the mediocre ones without difficulty master specified tortuous things. You undoubtedly surpassed readers’ expected results. Thanks for rendering those useful, trustworthy, revealing as well as unique tips on your topic to Mary.

Leave a Reply

Your email address will not be published.