Presidenti i ri i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se “tash është koha për të ndryshuar faqen”, pasi që triumfi i tij në zgjedhjet presidenciale u konfirmua edhe nga kolegji elektoral në SHBA.

Në një fjalim pas konfirmimit të fitores, ai ka thënë se demokracia amerikane është “vënë në provë dhe kërcënuar” dhe ka dëshmuar se është “e vërtetë dhe e fuqishme, si dhe e merr veten shpejt”.

Biden ka kritikuar përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin duke thënë se “vullneti i popullit ka mbizotëruar”.

Konfirmimi i fitores ishte një nga hapat e nevojshëm në mënyrë që Joe Biden të marrë presidencën.

Demokrati Joe Biden ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me 306 vota elektorale kundrejt republikanit Donald Trump me 232.

By F. P.

6 thought on “Flet Biden pas konfirmimit të fitores: Koha për ta ndryshuar faqen”
  1. A lot of thanks for each of your hard work on this web page. Kim really likes going through investigation and it’s really easy to understand why. Many of us know all of the dynamic method you make powerful strategies on this web blog and as well as improve participation from people on that issue so our girl is in fact learning a lot of things. Have fun with the remaining portion of the new year. You are conducting a really good job.

Leave a Reply

Your email address will not be published.